Interi njofton në rrjetet sociale se presidenti Xhuzepe Marotra, i emëruar nga mbledhja e aksionarëve më 4 qershor 2024, është bërë aksionar i klubit me një pjesëmarrje prej gati 2%.
“Përafërsisht një vit pas emërimit të tij si president, si Marota ashtu edhe fondet e menaxhuara nga Oaktree Capital Management, LP (“Oaktree”), kanë forcuar partneritetin e tyre.
Investimi i Marotës pasqyron angazhimin e tij ndaj klubit dhe marrëveshjen e tij të plotë me Oaktree në lidhje me objektivat afatgjata të klubit për përfitimin e tij dhe zhvillimin e vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar nga klubi zikaltër.
Falë karrierës së tij gati 40-vjeçare dhe përkushtimit të palëkundur ndaj Interit gjatë shtatë viteve të fundit, Marota i ka siguruar klubit një lidership të fortë.
Gjatë sezonit 2024-25, partneriteti midis Marotës dhe Oaktree ka ndihmuar në hedhjen e themeleve për një plan strategjik shumëvjeçar për të siguruar stabilitetin e klubit, rezultatet e forta financiare dhe suksesin e Interit brenda dhe jashtë fushës.
Krijimi i fundit i ekipit U-23 është shembulli më i fundit i besimit të përbashkët në rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Me këtë lajm, Interi e përballon sezonin e ri me një unitet të madh qëllimi midis komponentëve të ndryshëm të tij, pronësisë, menaxhmentit, punonjësve, anëtarëve dhe tifozëve”.