Luis Díaz synon të fitojë këtë të shtunë trofeun e tij të parë si lojtar i Bayern Munih.
Fjala është për “Franz Beckenbauer”, emri i ri i Superkupës së Gjermanisë që nga ky sezon. Sulmuesi kolumbian, ish-lojtar i Liverpool-it dhe objektiv i Barcelonës, pritet të startojë titullar kundër Stuttgartit, fitues i Kupës së Gjermanisë dhe kësisoji kundërshtar i Bayernit, fitues i Bundesligës.
Përgatitja parasezonale e Bayernit ka qenë më e shkurtër për shkak të pjesëmarrjes në Botërorin e Klubeve, por ekipi bavarez, nën drejtimin e Vincent Kompany, la përshtypje të mira me fitoren 4-0 ndaj Tottenham. Edhe Luis Díaz ka lënë shenja pozitive, megjithëse goli i tij i parë me fanellën e bavarezëve ende po pret.
Stuttgart – Bayern Munich
“MHP Arena” (Stuttgart), 20:30
Arbitër: Harm Osmers