“Claude Ferrer” është një rrugë modeste në Paris, që I kushtohet shkrimtarit dhe akadamekut francez të shekullit të 19-të. Po ashtu ishte e njohur për parizienët, pasi kalon poshte tribunës veriore të stadiumit “Parc De Prince”, impianti I Paris Sent Zhërmen.
Por duke nisur nga ky sezon i Ligës 1 franceze do të bëhet e njohur nga të gjithë, pasi kjo rrugë do kthehet në kufirin që do të ndajë derbin më të afërt në historinë e futbollit.
Bëhet fjalë për sfidën mes Paris Sent Zhërmen dhe Paris FC, skuadër kjo që për herë të parë do të luajë në kampionatin elitar të futbollit francez.
Klubi në pronësi të Bernard Arnault, një prej njerëzve më të pasur të botës, zotërues i shtëpive të famshme të modës si “Louis Vuitton”, “Dior” apo “Givenchy”, po bën gati stadiumin e ri që ndodhet vetëm 190 metra larg atij të rivalëve parizienë.
Në këtë mënyrë, derbi I Parisit hyn në histori si ai I transfertës më të shkurtër, pasi skuadrave iu duhen vetëm pak hapa për të vizituar stadiumet respektivë.
Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave është në program më 4 janar, ku pritës në “Parc de Prince” do të jetë Paris Sent Zhërme.