Mediat në Kroaci shkruajnë për Dajën

- Bota Sot

Mediat në Kroaci shkruajnë për Dajën

Mediat në Kroaci janë ndalur gjatë te shkrimet e mediave shqiptare për Ilir Dajën.

“Njeriu që eliminoi Hajdukun është një hero në Shqipëri. Daja është specialist për ekipet e Kroacisë, shqiptarët e duan gjithashtu në stolin e Shqipërisë”, ishte titulli i hapur nga “Sportske.Jutarnji”.

Nga ana tjetër, media tjetër kroate, Index.hr e hap shkrimin me titullin: “Shqiptarët e adhurojnë trajnerin e tyre. Hajduku hodhi në fushë edhe një lojtar të Milanit”.

Mediat kroate theksojnë faktin se Ilir Daja ka eliminuar më parë edhe Dinamo Zagrebin me Skënderbeun duke hyrë në fazën e grupeve të Europa League.

Madje Ilir Daja e mundi Dinamo Zagrebin edhe me Ballkanin në fazën e grupeve të Conference League, 2-0, ndërsa në transfertë humbi 3-0.

Më pas mediat kroate tregojnë se në Shqipëri e duan Ilir Dajën që të jetë trajneri i Kombëtares.

Kështu ata i pasqyrojnë edhe publikut të tyre se i mundi një trajner që në Shqipëri është kthyer në një model.



Read it all at Bota Sot