Tifozët: Te Milani është vendosur regjim autoritar,

- Bota Sot

Tifozët: Te Milani është vendosur regjim autoritar,

Në prag të ndeshjes së parë sezonale të Milanit në Kupën e Italisë kundër Barit ka mbërritur komunikata e tifozëve të organizuar kuqezinj nën emrin “Curva Sud”.

Në një postim të publikuar në Instagram dhe të paraprirë nga shënimi “sezoni 2025/2026”, ky tifo-grup i njohur kuqezi ka bërë publik qëndrimin e vet, i cili mund të përmblidhet me këto pak, por fjalë të qarta: “Sot, në regjimin autoritar të imponuar në ‘San Siro’, nuk ekzistojnë kushtet minimale për të bërë tifo”.

Ja deklarata e plotë e “Curva Sud”: “Shumë njerëz gjatë këtyre javëve na kanë shkruar duke pyetur nëse ‘Curva Sud’ e këtyre viteve të fundit, plot pasion, ngjyra, me banderola historike, koreografi spektakolare dhe mbështetjen e saj të pandërprerë, do të ishte rregullisht në vendin e vet. E pra sot, pas një heshtjeje të gjatë nga ana e klubit (shoqërisë), mund t’ju japim përgjigjet e para:

– Asnjë përgjigje për banderolat e reja.

– Gati të gjitha banderolat e vjetra të ndaluara.

– Listë e zezë me ndalim të abonimit në tribunën blu, por me mundësi për t’u abonuar në pjesët e tjera të stadiumit dhe për të blerë bileta edhe në tribunën blu (po, e keni lexuar mirë, për rend publik na ndalojnë të bëjmë abonim në katin e dytë të tribunës blu, por nëse arrijmë të marrim njërën nga pak biletat e disponueshme aty, ndeshje pas ndeshjeje, problemi i rendit publik zhduket me magjiki; çmenduri!!!)

Në këtë listë të zezë, përveç vokalistëve, djemve që përgatisin koreografitë, që bien daullet, si dhe përgjegjësve të grupeve të ndryshëm, janë futur edhe fëmijët e tyre, gratë dhe shumë të rinj të pa dënuar kurrë, vetëm sepse kanë shprehur një opinion të tyre legjitim dhe kanë kundërshtuar shoqërinë te ‘Casa Milan’ gjatë manifestimeve paqësore dhe të rregullta të autorizuara.

Me shumë keqardhje, sot në regjimin autoritar të vendosur në ‘San Siro’, nuk ekziston asnjë kusht që të na lejojë të bëjmë tifo siç jemi mësuar prej dekadash dhe siç ndodh në të gjitha tribunat e Italisë.

Na vjen keq për trajnerin dhe skuadrën, ‘viktima’ të kësaj zgjedhjeje nga ana e shoqërisë, ‘bijë’ e një represioni të verbër, të pajustifikuar dhe pa asnjë logjikë. Teatër të këndshëm të gjithëve!”



Read it all at Bota Sot