Ishte java e parë e tetorit (5 tetor) të vitit 1986!
Prishtina po kalonte në krizë të thellë të rezultateve para sfidës me Partizanin e Beogradit, 8 ndeshje, 1 barazim e 7 humbje!
Prishtina përballej me Partizanin e Beogradit në stadiumin e Prishtinën ku ishin rreth 20 mijë, ndeshje përfundoi ashtu si nisi, pa gola (0:0).
Mbrojtësi Isa Sadriu dhe qendërsulmuesi Fadil Vokrri u paraqitën nga minuta e parë në petkun e Partizanit.
“Njëzet mijë shikues u larguan nga stadiumi të pakënaqur dhe me dyshim”, ishte artikulli në shtojcën e sportit “Rilindja”.
Fadil Berisha nga minuta e parë te Prishtina dhe tregoi angazhim të madh ndaj Partizanit më shumë yje, si Vokrri, Sadriu, Gjurovski, Kataneci, Zhupiq etj.
Pika e dytë për Prishtinën pas javës së nëntë në Ligën e Parê ish jugosllave, ku në fund të edicionit siguruan ekzistencën duke përfunduar në vend të 14-të me 29 pikë pas fitores në javën e 34-të në Suboticë me rezultat 2:1 ndaj Spartakut.
Prishtina – Partizani 0:0
Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: 20.000.
Gjyqtar kryesor Miodrag Qoliq (Sarajeva), Vujoviqi (Cetina) dhe Erakoviq (Vrbas).
Prishtina: Rade Stevanovoq 7, Arbnor Morina 6 (Goran Popuvac), Faton Domi 6, Gani Llapashtica 6, Skënder Shengyli 7, Muhamed Kolenoviqi 7, Fadil Berisha 6, Sahit Kelmendi 5, Muharrem Sahiti 6, Fadil Muriqi 6 dhe Stoimir Urosheviq 6 (Suad Koliq).
Partizani: Omeroviq 7, Bajeviq 6, Isa Sadriu 6, Zhupiq 7, Çapliq 6, Katanec 6, Smajiq 7, Stevanoviq 5 (Bogdanoviq), Fadil Vokrri 5,Gjurovski 6 dhe Vuçiqeviq 7.