Van Dijk flet për fyrjet raciste ndaj Antoine Semenyo

- Bota Sot

Van Dijk flet për fyrjet raciste ndaj Antoine Semenyo

Futbollisti i Bournemouthit, Antoine Semenyo ishte cak i fyrjeve raciste mbrë gjatë ndeshjes me Liverpulin.

Sulmuesi ganez u fye nga një tifoz me karroc në stadiumin ”Anfild” ku gjyqtari i ndeshjes e ndërpreu ndeshjen për disa minuta.

Liverpuli shënoi fitore 4-2, derisa të dy golat për Bournemouthin i shënoi Semenyo.

E kapiteni i ”redsave”, Virgil Van Dijk reagoi ashpër pas përfundimit të ndeshjes duke thënë se ajo çfarë panë mbrëm ishte e turpshme.

“Çfarë tjetër mund të bëjmë? Sepse ky është një rast shumë i çuditshëm që ka arritur të thotë diçka që është padyshim një turp. Nuk mund ta besoj.

Këto gjëra nuk duhet të ndodhin, por për fat të keq ndodhin dhe është një turp absolut në sytë e mi. Por në përgjithësi racizmi nuk është i kësaj bote sipas mendimit tim, por nëse duam të jemi realistë, për fat të keq, ai ende ekziston dhe kjo është ana e dhimbshme e tij.”, ka deklaruar Van Dijk.



Read it all at Bota Sot