Bruno Fernandes tregon pse refuzoi ofertën e Al Hilal

- Bota Sot

Bruno Fernandes tregon pse refuzoi ofertën e Al Hilal

Bruno Fernandes gjatë këtij afati kalimtar ka refuzuar një ofertë marramëndëse nga Al Hilal.

Skuadra arabe ofroi 100 milionë euro në drejtim të Manchester United, ndërsa portugezi do të fitonte rreth 65 milionë euro në vit.

Por futbollisti nuk e pranoi këtë ofertë dhe vendosi të qëndroj te ”djajtë e kuq”.

E Fernandes ka folur për herë ë parë dhe ka treguar cila ishte arsyeja përse refuzoi ofertën e Al Hilal.

“Nuk i kam përmbushur ende ëndrrat e mia këtu.

Unë mendoj se ende mund t’i jap diçka klubit.

Unë jam ende në një pozitë ku jam i dobishëm. Unë gjithmonë kam thënë se do të jem këtu derisa klubi të vendosë kohën e Brunos për të shkuar. “, ka deklaruar Fernandes.



Read it all at Bota Sot