Hajduku i Splitit nuk po e merr veten ende pas tronditjes në kryeqytetin shqiptar, ku pësuan humbje me rezultat 3:1 (pas 120 minutave) nga Dinamo City dhe eliminohen nga garat evropiane përkatësisht në rrethi i tretë në Conference Lerague në futboll.
Shqiptarët e bën me vaj Hajdukun, klubi kroat pëson edhe një goditje të rëndë!
“Ditë të zeza në “Polud”, lajme të këqija njëri pas tjetrit...
Tre klube gjobiten, Hajduku më së keqi!, shkruan media kroate “Slobodna Dalmacija”.
“Këto nuk janë padyshim ditë me lajme të mira për Hajdukun.
Pasionet nuk janë qetësuar ende pas eliminimit të bardhezinjve në Tiranë, dhe Poludi tashmë është gjendur nën sulm të ri, këtë herë nga gjyqtari disiplinor i Ligës Kroate të Futbollit SuperSport Alan Klakoçer, i cili vendosi penalitete për raundin e dytë të kampionatit kroat.
Tre klube u gjobitën, dhe dënimi më i rëndë dhe më i madh, siç edhe është tradicionalisht, për Hajdukun pas ndeshjes kundër Goricës të luajtur në Polud (2:0 për bardhezinjtë).
Klubi i Splitit do të paguajë gjithsej 8,000 euro, 4,000 për përdorimin e mjeteve piroteknike dhe një tjetër "për racizëm dhe forma të tjera të diskriminimit".
Dinamo u gjobit me 5,800 euro për mjete piroteknike në Maksimir gjatë ndeshjes me Vukovarin, ndërsa Osijek do të paguajë 2,700 euro për mjete piroteknike dhe racizëm në Opus Arena gjatë ndeshjes kundër Rijekës”, shkruan mes të tjera media kroate.