Ka përfunduar pa fitues ndeshja e javës së parë të Premierligës, mes Aston Villës dhe Newcastle United.
Dy skuadrat ndanë pikët në ”Villa Park” ku rezultati përfundimtar ishte i barabartë 0-0.
Momenti kryesor i ndeshjes ishte në minutën e 66-të, kur futbollisti i Aston Villas, Ezri Konsa u ndeshkua direkt me karton të kuq.
Përkundër epërsisë numerike në fushë për 30 minuta, Newcastle nuk arriti të gjej golin e fitores.