Barcelona e rivalizon Real Madridin për mbrojtësin e Liverpoolit

- Bota Sot

Barcelona e rivalizon Real Madridin për mbrojtësin e Liverpoolit

Është pothuajse e sigurt që Barcelona do të nënshkruajë me një qendërmbrojtës të ri verën e ardhshme, pasi aktualisht ka vetëm katër opsione të nivelit të parë pas largimit të Iñigo Martínez drejt skuadrës saudite Al-Nassr.

Për momentin nuk ka plane që të merret një zëvendësues, për shkak të problemeve financiare të klubit, çka nënkupton se tregu i lojtarëve të lirë do të shihet sërish si alternativë.

Në javët e fundit, disa qendërmbrojtës janë lidhur me Barcelonën, por një nga emrat më surprizues është ai i Ibrahima Konate.

Mbrojtësi i Liverpool-it është në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me Anfield-in dhe deri tani nuk ka dhënë asnjë shenjë se dëshiron të rinovojë – gjë që do ta bënte të lirë në verën e ardhshme.

Real Madrid është shumë i interesuar për Konaté dhe po shqyrton mundësinë ta marrë si lojtar të lirë – madje ekziston mundësia që të përshpejtojë lëvizjet që këtë verë. Megjithatë, edhe Barcelona është e gatshme të hyjë në garë.

Sipas raportimeve të “Sempre Barca”, blaugranët kanë shfaqur interes të madh për Konaté dhe tashmë kanë zhvilluar bisedime paraprake me rrethin e tij të ngushtë. Gjithashtu, është bërë e ditur se lojtari i Liverpool-it do ta mirëpriste një transferim te Barcelona, ku do të garonte për një vend titullari pranë Pau Cubarsit dhe Ronald Araujos.

Konaté do të ishte padyshim një përforcim i madh për Barcelonën – veçanërisht në rrethanat aktuale. Sigurimi i një qendërmbrojtësi titullar me parametra zero është lloj i biznesit që katalanasit duhet të bëjnë në këtë periudhë të vështirë, ndonëse do të jetë shumë e vështirë të mposhtet konkurrenca e Real Madridit – nëse ai nuk rinovon me Liverpool-in deri verën e ardhshme.



Read it all at Bota Sot