Katastrofë në Maqedoni, ndeshja mes skuadrës shqiptare dhe maqedonase nuk do të luhet për arsye të çuditshme!

- Bota Sot

Katastrofë në Maqedoni, ndeshja mes skuadrës shqiptare dhe maqedonase nuk do të luhet për arsye të çuditshme!

Lidhur me ndeshjen e javës së dytë (nesër) midis skuadrës shqiptare Shkupit dhe asaj maqedonase Sileksit, nuk do të luhet.
Federata e Futbollit e Maqedonisë doli me reagim këtë pasdite, duke konfirmuar se ndeshja nuk do të luhet.

“Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) informon publikun se ndeshja e javës së dytë e Ligës së Parë të futbollit midis ekipeve të KF Shkupi 1927 dhe Sileksi, e planifikuar për 17 gusht në orën 17:00, nuk do të luhet.

Arsyeja e mosluajtjes së ndeshjes është mossigurimi i një fushe të përshtatshme në shtëpi nga klubi mikpritës.

Komisioni i Garave i FFM-së do ta diskutojë rastin në takimin e parë pasues dhe do të marrë masa të përshtatshme në përputhje me dispozitat e garave.

Në të kaluarën, FFM ka treguar mirëkuptim të plotë për situatën në të cilën ndodhet klubi. Kemi lënë kohë më shumë se të mjaftueshme për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme.

Nga ana jonë kemi bërë gjithçka që të sigurohemi që të gjitha klubet të kenë kushte të rregulluara në fillim të sezonit.

Megjithatë, nëse drejtuesit e klubit nuk kanë kapacitet për të kryer punën dhe detyrimet e tyre, atëherë përgjegjësia nuk mund ti transferohet FFM-së, por vetëm drejtuesve të klubit.

Në të njëjtën kohë, FFM thekson se ditët e fundit, drejtuesit e KK Shkupi kanë dërguar informacione të pasakta në "Shtëpinë e Futbollit" në lidhje me katër stadiume të ndryshme ku parashihej se do të luhet ndeshja, gjë që ka krijuar më tej një pamje të rreme të situatës.

FFM është e detyruar të zbatojë rregulloret e përcaktuara dhe do ta bëjë këtë plotësisht.

Shpresojmë që Shkupi ta kapërcejë situatën aktuale dhe së shpejti do të krijojë kushte për zhvillimin normal të ndeshjeve", - thuhet nga FFM.



Read it all at Bota Sot