Vllaznia mbyll me konsensus bashkëpunimin me Krujën

- Bota Sot

Vllaznia mbyll me konsensus bashkëpunimin me Krujën

Ishte blerja e parë e merkatos së verës, por duket se tashmë gjithçka ka ndryshuar, sepse Vllaznia njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me futbollistin Arsid Kruja.

Mbrojtësi 32-vjeçar u rikthye në Shkodër pas 2 sezoneve te Teuta.

Kruja u aktivizuar në sfidat që Vllaznia luajti në Kupat e Europës, por një javë para fillimit të kampionatit, ai largohet nga shkodranët.

 “KF Vllaznia bën të ditur se bashkë me futbollistin Arsid Kruja kanë arritur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim mes palëve.

E falenderojmë lojtarin për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu në ndeshjet ndërkombëtare dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”, shkruhet në njoftimin e klubit.



Read it all at Bota Sot