Goditje e rëndë për Vorën

- Bota Sot

Goditje e rëndë për Vorën

Manfredas Ruzgis ishte golashënuesi kryesor i Kategorisë së Parë në sezonin e kaluar. Sulmuesi i Vorës ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm, në kontributin për ngjitjen në elitë.

Ruzgis ka pësuar një dëmtim, i cili do ta mbajë jashtë për sfidën me Partizanin.

Vora përballet me të kuqtë të dielën tjetër, më 24 gusht ora 20:00.

Sfida në “Arena e Demave” do të jetë historike për ta. Kjo pasi është hera e parë që luajnë në elitë.



Read it all at Bota Sot