Gjermania propozon Evropën si vend për samitin Trump-Putin-Zelensky

- Bota Sot

Gjermania propozon Evropën si vend për samitin Trump-Putin-Zelensky

Gjermania ka propozuar që samiti trepalësh mes Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin të zhvillohet në një vend në Evropë.

Lajmi u konfirmua nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili në një intervistë për rrjetet televizive NTV dhe RTL, u shpreh optimist për realizimin e takimit: 

“Mendoj se një takim i tillë do të ndodhë,” tha ai, sipas një transkripti paraprak të siguruar nga AFP. 

Megjithatë, Merz shtoi se data dhe vendndodhja e samitit nuk janë caktuar ende, por Gjermania ka propozuar që ai të mbahet në Evropë. 

Ky takim, nëse realizohet, pritet të jetë një përpjekje diplomatike për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.



Read it all at Bota Sot