Marash Kumbulla do largohet nesër nga Roma, siç raportohet nga gazetari Mateo Moreto në Itali.
Mbrojtësi i Kombëtares do e vijojë karrierën te Majorka në Spanjë.
Do të jetë rikthim për Kumbullën në La Liga, pasi në edicionin e kaluar ishte pjesë e Espanjolit.
Për mbrojtësin është huazim, ndërsa opsioni i blerjes do të aktivizohet nëse Majorka vendos të paguajë 8 milionë euro.
25-vjeçari synon të ketë një tjetër sezon pozitiv në Spanjë. Tek Espanjoli ishte tiullar i padiskutueshëm.