Arbitra shqiptarë vendosin drejtësi të enjten në Conference League

- Bota Sot

Arbitra shqiptarë vendosin drejtësi të enjten në Conference League

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në ndeshjen Basaksehir-Universitatea Craiova, e vlefshme për fazën e Play Off-it të Conference League.

Juxhin Xhaja do të jetë arbitër kryesor i takimit që do të luhet të enjten në orën 19:45, ndërsa Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo asistentët e tij.

Olsid Ferataj do të jetë gjyqtar i katërt, ndërsa Kreshnik Bajramaj arbitër i VAR. Olsion Yzeiraj do të jetë asistent në VAR.

Kjo është ndeshja e radhës që UEFA u beson arbitrave shqiptarë, që janë paraqitur shumë mirë në sfidat që kanë drejtuar në arenën ndërkombëtare.

Një javë më parë Xhaja vendosi drejtësi në sfidën Austria Wien – Baník Ostrava, e vlefshme për turin e tretë të UEFA Conference League.



Read it all at Bota Sot