Barcelona shumë e fortë, Vedat Muriqi skuqet

- Bota Sot

Barcelona shumë e fortë, Vedat Muriqi skuqet

Barcelona e ka nisur me fitore edicionin e ri në elitën e futbollit spanjoll.

Kampioni i Spanjës ka triumfuar me rezultat 3:0 në konak të Mallorca-s.

Fat i keq ka qenë për sulmuesin Vedat Muriqi i cili është përjashtuar ne karton të kuq në minutën e 39-të pas një ndërhyrje me këmbën lart ndaj portierit udhëtues.

Përveç Muriqit edhe Manu Morlanes i Mallorca-s është përjashtuar pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 33-të.

Golat i realizuan Raphinha (7”) ,Torres (23”) e Yamal (90+4;).

  



Read it all at Bota Sot