Një president futbolli si Adrian Bardhi

- Bota Sot

Një president futbolli si Adrian Bardhi

Ekipi i Dinamos që ka bërë histori në futbollin shqiptar po vazhdon në turin tjetër pasi eliminoi një ekip shumë të fortë si Hajdukun e Kroacisë. Ndërsa ekipet e tjera shqiptare janë skualifikuar për më tej.

Kurse Dinamo do të ndeshet me ekipin e Polonisë “Jagiellonia” që është kundërshtari në fazën e Play-off-it të UEFA Conference League. Me një trajnier ekspert si Ilir Daja ekipi Dinamos po korr fitore. Por pa një president si Adrian Bardhi ekipi futbollit dinamovit do ta kishte vështirë të jetonte e jo të bëjë epokë, siç po bën.

Ndërkohë Bernard Berisha, dhurata e madhe e presidentit Adrian Bardhi për trajnerin Ilir Daja, ka bërë edhe prezantimin me fanellën e Dinamo City, pas akordit të arritur disa ditë më parë.

Sulmuesi i njohur për kualitetin dhe eksperiencën e tij, i bashkohet skuadrës dinamovite para ndeshjeve të Play-off-it të Conference League kundër polakëve të Jagiellonias.

Bernard Berisha do të mbajë fanellën me numrin 23 te Dinamo City.



Read it all at Bota Sot