Gjilani ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në merkato, duke nënshkruar me mesfushorin tetovar, Ennur Totre.
“Me kënaqësi njoftojmë se Ennur Totre i është bashkuar familjes kuqebardh.
Ai vjen për të dhënë kontributin e tij në skuadër dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave të sezonit. Mirë se erdhe në familjen tonë, Ennur!”, ka shkruar klubi gjilanas në njoftim.
Njvzet e tetë vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi më herët ka luajtur për ekipe si Sakaryaspor në Turqi, Shkëndija në Maqedoninë e Veriut, Vorskla Poltava në Ukrainë dhe për Tiranën në Shqipëri.