Në këtë mes, vëmendja e tifozëve të Arsenalit është përqendruar tek Leandro Trossard.
Belgu prej javësh është përfolur për një largim nga “Emirates Stadium”, me klube si Galatasaray që raportohet se e kanë në krye të listës së dëshirave. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare.
Situata mori një kthesë interesante kur tifozët vunë re se Trossard ishte pjesë e skuadrës që udhëtoi me tren drejt Manchesterit për supersfidën e së dielës. Ky fakt është interpretuar si një shenjë që lojtari mund të mbetet pjesë e Arsenalit edhe këtë sezon.\
Një tifoz shkroi në rrjetin social X:
“Mesa duket, do të mbetemi me Trossardin edhe këtë vit.”
Ndërkohë një tjetër komentoi me humor:
“Zinchenko dhe Trossard duhet t’i kishin bërë të zbrisnin gabimisht në trenin për Turqi.”
Gjithsesi, kishte edhe nga ata që e mbrojtën 30-vjeçarin:
“Nuk e kuptoj gjithë këtë urrejtje për Trossard. Duhet t’i jepet një shans në fushë nesër.”