Bledi Shkëmbi flet pas fitores ndaj Arsimit në Gostivar

- Bota Sot

Bledi Shkëmbi flet pas fitores ndaj Arsimit në Gostivar

Trajneri i Struga Trim Lum, Bledi Shkëmbi, pas fitores ndaj Arsimit në Gostivar ka dhënë opinionin e tij lidhur me këtë takim, të cilin e fituan me përmbysje.

“Gjatë pjesës së parë na mungoi ritmi, ishim shumë të ngadaltë dhe jo agresiv, pavarësisht se krijuam disa raste për të shënuar.

Pjesa e dytë ishte më ndryshe, mendoj se edhe ndryshimi i reshtimit të skuadrës na dha më shumë mundësi për mënyrën se si sulmonim”, u shpreh Bledi Shkëmbi.

Në këtë takimin të dy golat erdhën nga ana e sulmuesve.

“Për mua pak rëndësi ka se kush shënon, rëndësi kanë pikët që marrim. Patjetër se kur shënojnë sulmuesit, është diçka ekstra, pasi skuadra, por edhe vetë sulmuesit marrin më shumë vetëbesim”, përfundoi Shkëmbi.



Read it all at Bota Sot