Lena Kotre( AfD) me bashkë mendimtarë, dëshirojnë të deportojnë emigrantët!

- Bota Sot

Lena Kotre( AfD) me bashkë mendimtarë, dëshirojnë  të deportojnë emigrantët!

-Sipas mendimit të AfD, riemigrimi është çështje e madhe në Evropën e sotme, thotë Lena Kotré (37) për Nettavisen.

Ajo ka qenë anëtare e parlamentit të shtetit të Brandenburgut për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) që nga viti 2019 njëherit është bërë zëdhënëse për kthimin e emigrantëve nga Gjermania përmes deportimit, ndërsa partia e saj ka zgjedhur ta quajë projektin  remigrim.

Shtypi norvegjez  u ka kushtuar hapësirë të gjerë edhe të gjithë atyre që paralajmëruan protestë kundër politikanëve të sojit, Lena Kotré dhe përkrahësve të saj nga Demokratët  Norvegjisë!

Kryetarja e Bashkisë së Oslos, Anne Lindboe (H), u drejtua me një apel protestuesve në Grønland Torg  të Oslo-s, të premten që shkoi, përpara se Lena Kotré(AfD) dhe kreu i Demokratëve të Norvegjisë, Geir Ugland Jacobsen, do të marshonin përgjatë rrugëve për tu përqendruar në sfidat e integrimit në Oslo dhe qytete të tjera evropiane. Ndër të tjera ajo tha; Grønland Torg është një pjesë fantastike e Oslos, me njerëz shumë të mirë që jetojnë këtu dhe kontribuojnë me shumë gjëra të mira për qytetin dhe qytetarët! Pra, mesazhi im është: Jemi krenarë me ju, jemi të lumtur për ju, por nuk duam që njerëzit që vijnë këtu të përhapin racizëm, diskriminim dhe polarizim, i thotë kryebashkiaku Nettavisen pas apelit. 

Shumë gazetar të mediumeve norvegjeze u takuan me Lena Kotré dhe Geir Ugland Jacobsen (këta politikanë të ekstremit të djathtë) në konferencën e Demokratëve Norvegjezë mbi riemigrimin, Remig 2025, në Gardermoen. Publiku mbushi një sallë takimesh në hotel dhe u lejua të vazhdonte konferenca në paqe, edhe pse policia qëndronte si roje përjashta!

Nettavisen e pyeti Lena Kotré se cilat grupe duan të dërgojnë jashtë vendit, dhe cilët duhet të shqetësohen për kthimin në shtëpi me politikën e riemigrimit të AfD-së.

-Riemigrimi synon kryesisht ata që nuk kanë leje qëndrimi këtu, pra emigrantët e paligjshëm. Mund të jenë edhe emigrantë të ligjshëm nëse kryejnë krime kur dënohen me dënime të ashpra ose kur dyshohet në vazhdimësi për kryerjen e krimeve të rënda. Riemigrimi mund të prekë edhe ata që ndërtojnë shoqëri paralele,(shtet në shtet) thotë ajo, duke shtuar:

– Ne kemi parë shumë gjëra të tilla në qytetet e mëdha të Gjermanisë!

Ajo thotë më tej se, emigrantët e ligjshëm që nuk kryejnë krime, kanë punë dhe nuk jetojnë në kurriz të shtetit nuk do të preken nga riemigrimi.

Përshtypja ime është se ju flisni shumë për myslimanët kur flisni për riemigrimin. Çfarë keni për të thënë për këtë?

– Ne shohim sfida të mëdha me vendet e rrethit kulturor mysliman. Këto probleme nuk i kemi me njerëzit nga Vietnami, Japonia apo Norvegjia, por probleme të mëdha kemi me emigrantët nga Lindja e Mesme, domethënë, rrethi kulturor mysliman, përgjigjet Kotré.

"Mendimi im personal është se kultura myslimane dhe kultura evropiane janë larg me njëra-tjetrës!!



Read it all at Bota Sot