I vendos një kusht

- Bota Sot

I vendos një kusht

Rasmus Hojlund më në fund ka ndërruar mendje dhe duket i gatshëm të transferohet te Milani, për t’u kthyer në numrin 9 që kërkon me ngulm Alegri. Por lojtari ka vendosur kushte të qarta.

Lojtari kërkon që në rast largimi nga Mançester Junajtid drejt Milanos, të jetë vetëm në formulën e transferimit përfundimtar, apo me huazimin me detyrim blerje me klauzola të lehta për t’u përmbushur nga klubi që e kërkon.

Kjo, pasi nuk dëshiron që ta shohë veten përsëri në të njëjtën situatë në verën e ardhshme.

Ndaj ai kërkon një zgjidhje përfundimtare të kontratës me Mançester Junajtid dhe të mos kthehet përsëri në Angli, nëse “djajtë e kuq” janë të bindur për ta larguar. Gjithashtu ,shifra e transferimit pritet të jetë më e ulët se 40 milionë euro, pasi danezi është i ndërgjegjshëm që jo shumë klube janë gati ta transferojnë për një shumë të tillë që është caktuar nga Mançester Junajtid.



Read it all at Bota Sot