Torino këmbëngul për Kristjan Asllanin

- Bota Sot

Torino këmbëngul për Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi. Për mesfushorin ka interes konkret nga Torino, me këto të fundit që duan të përforcojnë mesfushën për sezonin e ri.

Por kalimi i shqiptarit te torinezët duket i vështirë.

Kjo pasi rregullorja e Serie A bëhet “pengesë” për këtë lëvizje.

Sipas “Tuttosport” bëhet me dije se Serie A ia ndalon, sese aktualisht te Torino janë 22 futbollistë në moshën 23-vjeçare dhe rregulli lejon të regjistrojë vetëm 21.

Në këto kushte duhet që klubi të shesë 2 prej tyre për t’i bërë vend shqiptarit.

Duket si e pamundur, pasi tashmë s’ka edhe shumë kohë në dispozicion për të bërë shitje dhe për të realizuar transferimin e shqiptarit.



Read it all at Bota Sot