Ka filluar edicioni i ri i Ligës së Dytë të Malit të Zi në futboll.
Skuadra shqiptare Otrant – Olimpik nga Ulqini e ka deklasuar me rezultat 7:0 skuadrën malazeze Internacionalin.
“Nëse Ulqini është kaq i fortë, apo Internacional është i dobët - ndeshjet në vijim do ta tregojnë.
Megjithatë, ekipi vendas mbushi rrjetën e rivalëve me golat e Halil Muharemoviq, Ermin Seratliq dhe Deiransupense Nobiraki në pjesën e parë, dhe Aleksandar Vujaçiq, Valentin Rudoviq, Anxhelo Rudoviq dhe Llazar Lambuliq në pjesën e dytë”, shkruan media malazeze “Vijesti”.