Jasir Asani do të vazhdojë të luajë në radhët e Guangzhu në Korenë e Jugut dhe nuk do të transferohet që tani në radhët e Esteghlal, edhe pse futbollisti ka një marrëveshje me klubin iranian.
Esteghlal ishte munduar të bindte Guangzhu të linte të lirë lojtarin që tani kundrejt pagesës së një shifre të caktuar, për të mos pritur deri në janar kur kontrata e Asanit me koreano-jugorët do të përfundojë dhe ai do të jetë i lirë të shkojë në klubin e ri.
Por Guangzhu nga ana e vet dukej i pakënaqur me vendimin e Asanit për t’u larguar dhe në ndeshjet e fundit, e kishte lënë atë spektator në tribunë.
Por situata e klubit në kampionat është përkeqësuar dhe rrezikon të përfundojë në luftën për mbijetesë.
Ndaj kroatët janë dorëzuar dhe kanë kthyer sot në formacion Asanin për ndeshjen kundër Daexheon, duke bërë të qartë se lojtari do të vazhdonte të luante me ta për t’i ndihmuar që të shmangnin katastrofën, vetëm pak muaj pasi kishin shkëlqyer në Ligën e Kampioneve të Azisë.