Lojtari i Kosovës tërbon edhe mediumin serb

- Bota Sot

Lojtari i Kosovës tërbon edhe mediumin serb

Mediumet në Serbi mezi presin të shkarravisin kur është në pyetje Republika e Kosovës.

Është interesant se as serbët më nuk po i besojnë më çfarë shkruajnë mediumet në Serbi. 

Së fundi merren me sulmuesin më të mirë të Kosovës, Vedat Muriqin, i cili mbrëmë pa qëllim e goditi në fytyrë portierin e Barcelonës.

Media serbe “Informer” mundohet të ekzagjerojë duke e quajtur skandal i madh! 

“Një skandal i madh në Spanjë!

 Lojtari më i mirë nga Kosova, Vedat Muriqi, direkt e mori kartonin kuq për një ndërhyrje të tmerrshme ndaj portierit të Barcelonës, Joan Garcia në javën e parë të ligës spanjolle.

E gjitha ndodhi në minutën e 39-të të ndeshjes.

Konkretisht, Muriqi ngriti këmbën lart dhe, në një përpjekje për të arritur te topi, e goditi portierin direkt në kokë.

Arbitri nuk hezitoi, menjëherë ie ndëshkoi me karton të kuq dhe përjashtoi sulmuesin e Mallorca-s”,- shkruan ky medium serb.



Read it all at Bota Sot