Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Bruksel, ku do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, konfirmoi zëdhënësi i tij.
Von der Leyen kishte njoftuar më parë se do ti bashkohej Zelenskyt dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump në një takim në Uashington nesër.
“Zelensky ka mbërritur në Bruksel.
Ai është planifikuar të takohet me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen sot, e më pas do të marrë pjesë në një takim online të Koalicionit të Udhëheqësve të Vullnetarë”, thuhet në një postim në X.