Alen Sherri do e nisë me mision aventurën e re. Portieri i Kombëtares është preferuar titullar nga Frozinone, që përballet me Monzën në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë.
Sfida do të nisë në orën 18:00 dhe vendos kush kalon në raundin e 1/16-ave.
Ish-portieri i Egnatias ndodhet i huazuar te Frozinone.
Pas eksperiencës me Kaljarin, u preferua kalimi në Seria B për më tepër minuta. Frozinone gëzon të drejtën e blerjes së kartonit pas përfundimit të këtij sezoni.