Dukagjini i Klinës mposhtet në finish në hapje të edicionit të ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Prishtina ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Dukagjinit në ndeshjen që u luajt në stadiumin ’18 Qershori: në Klinë.
Prishtina avancoi me rezultat 0:2 ne golat e Ilievskit (12’) e Baftiut (26’).
Vendasit barazojnë në pjesën e dytë falë golave të Maliqit (47’) e Sinanit (68”).
Prishtina në finish (82’) shënoi golin e fitores..
Arsim Thaçi, kryetrajner i Prishtinës, e nisi me tre pikë kampionatin.