Po luhet pjesa e dytë ndërmjet CFR Cluj dhe FC Botosani, e cila është “gozhduar” me shifrat 2-1.
Golin e parë për ekipin nga Cluj e shënoi shqiptari i Kosovës, Lindon Emerllahu në minutën e 19.
Goditja e 22-vjeçarit përfundoi në cepin e portës, pa i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit mikë.
Më pas FC Botosani gjeti golin e barazimit.
Por një tjetër shqiptar i Kosovës “gatoi” golin e dytë.
Fjala është për Meriton Korenica.
Pikërisht sulmuesi aisitoi në finalizimin e Coreda në minutën e 42. Me këtë rezultat të deritanishëm, pas 5 javësh kampionatë në Rumani, i njohur si Superliga, grumbullonë 7 pikë, por me një ndeshje më pak se rivalët..