Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm

- Bota Sot

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar Interit 50 milionë euro për qendërmbrojtësin Alessandro Bastoni.

Megjithatë, klubi zikaltër ka refuzuar direkt dhe i ka kthyer Chelsea-s përgjigjje negative. Bastoni mund të konsiderohet pa frikë si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit në botë.

Për italianin ka pasur vazhdimisht interes nga klubet e mëdha, si Real Madrid, Barcelona, PSG, Man. City etj, por deri tani ofertë zyrtare për të ka bërë vetëm Chelsea. 50 milionë euro janë shumë pak për kohën e sotme, për një lojtar si Bastoni.

Kontrata e Bastoni-t me Inter skadon në vitin 2028 dhe drejtuesit e klubit zikaltër po punojnë që tani për rinovimin.

Nuk përjashtohet as mundësia e shitjes së 26-vjeçarit, por jo këtë verë, por verën e ardhshme dhe sigurisht për një shifër mbi 80 milionë euro.



Read it all at Bota Sot