Juventus bën gati 40 milionë euro për yllin e Chelsea-s

- Bota Sot

Juventus bën gati 40 milionë euro për yllin e Chelsea-s

“Sportmediaset” raportoi ditën e djeshme se Juventus ka arritur marrëveshjen me PSG-në për rikthimin përfundimtar të Kolo Muani për 45 milionë euro.

Por sulmuesi francez duket se nuk do të jetë goditja e vetme që do të bëjnë bardhezinjtë në këto ditë të mbetura të merkatos verore. Mediat italiane raportojnë se Juventus ka shtuar interesin ditët e fundit për mesfushorin e ri të Chelsea-s, Carney Chukwuemeka.

Pas periudhës së tij të huazimit te Borussia Dortmund, lojtari është rikthyer te Chelsea, ku sërish nuk ka vend për të në në formacionin titullar, duke ditur konkurrencën e madhe që ka te “Blutë” në repartin e mesfushës.

Londinezët janë të gatshëm për shitjen përfundimtare të tij për një shifër 40 milionë euro. Duke qenë se Juventus pret të finalizojë këto ditë shitjen e Douglas Luiz, ku braziliani pritet të firmosë për Nottingahm Forest si dhe të Dusan Vlahovic, do tentohet transferimi i Chukwuemeka.



Read it all at Bota Sot