Talent i jashtëzakonshëm nga Kosova: Aulona Morina befason në spektaklin gjerman

- Bota Sot

Talent i jashtëzakonshëm nga Kosova: Aulona Morina befason në spektaklin gjerman

20-vjeçarja nga Kosova, Aulona Morina ka rrëmbyer vëmendjen e jurisë në spektaklin televiziv gjerman të talenteve muzikore, “Deutschland sucht den Superstar”.

Me zërin dhe energjinë e jashtëzakonshme, ajo mori “po-në”, nga juria pjesë e cilës është edhe reperja e famshme, Loredana.

Videon e saj e shpërndau ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti i cili thotë se talenti i të rinjve tanë nuk njeh kufij.

“I tillë është edhe shembulli i Aulona Morinës, e cila me pjesëmarrjen e saj në spektaklin prestigjioz “Deutschland sucht den Superstar” dëshmoi potencialin dhe energjinë e jashtëzakonshme të rinisë sonë”, ka shkruar Ajeti.



Read it all at Bota Sot