Sunderland përfundoi nënshkrimin e mbrojtësit Nordi Mukiele nga Paris Saint-Germain të dielën. Mukiele, 27 vjeç, e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Bayer Leverkusen, ku ishte shok skuadre me Granit Xhakën, një tjetër lojtar i nënshkruar nga Sunderland në këtë afat kalimtar.
Mbrojtësi i djathtë e forcon më tej skuadrën e “Maceve të Zeza”, e cila, përveç trajnerit të tyre, përfshin edhe Timothée Pembélé, Abdoullah Ba, Enzo Le Fée dhe Wilson Isidor.
Transferimi, çmimi i të cilit nuk është bërë i ditur, u konfirmua një ditë pas fitores 3-0 kundër West Ham në ndeshjen hapëse të sezonit të Premier League.
Mukiele, i cili nënshkroi një kontratë katërvjeçare, luajti për Montpellier dhe Leipzig përpara se ti bashkohej PSG-së në vitin 2022.
Sunderland u ngjit së fundmi në Premier League dhe fitoi ndeshjen e parë të sezonit, 3-0 në shtëpi kundër West Ham të shtunën. "Është një sfidë e re dhe jam i lumtur që jam këtu," tha Mukiele. "E pashë atmosferën në stadium dhe më pëlqen shumë."