Alen Sherri zëvendësohet menjëherë pasi merr ndihmën e stafit mjekësor

- Bota Sot

Alen Sherri zëvendësohet menjëherë pasi merr ndihmën e stafit mjekësor

Alen Sherri ka pësuar një dëmtim horror sot. Frozinone po përballej me Monzën në Kupën e Italisë, ndërsa në minutën e 80-të portieri shqiptar u godit nga shoku i skuadrës në tentativë për të larguar topin.

Pasi mori ndihmën e stafit mjekësor, u nevojit menjëherë zëvendësim i tij.

Kështu Sherri la fushën e blertë në ndeshjen ku debutoi.

Te Frozinone është i huazuar nga Kaljari. Klubi i Seria B gëzon të drejtën e blerjes së kartonit në fundin e këtij sezoni.



Read it all at Bota Sot