Çezena është eliminuar sot nga Kupa e Italisë. Skuadra e Kristian Shpendit u mposht përmes penalltive nga Piza.
Shpendi ishte lojtari i vetëm që e shënoi penalltinë nga skuadra e tij. Katër të tjera u humbën.
Vetëm dy penallti të goditura si duhet i mjaftuan Pizës, që arriti kualifikimin në fazën e 1/16 të Kupës së Italisë.
Një ndeshje që do të mbahet mend për 7 penallti të humbura në total.
Në muajin maj, futbollisti shqiptar shigjetohej për penalltinë e humbur nga Katanzaros. Atëherë ishte faza “play-off”, ndërsa Çezena synonte kalimin në finale për të shpresuar te ngjitja në Seria A.