Kosova e Duseldorffit pëson humbje në hapje të edicionit të ri

- Bota Sot

Kosova e Duseldorffit pëson humbje në hapje të edicionit të ri

Kosova e Duseldorffit nuk ka startuar ashtu siç pritej në edicionin ne ri në Landesliga.

Në derbin lokal pësuan humbje me rezultat 3:2 nga TuRU.

“Ka nisur me humbje aventura e re e skuadrës sonë në kampionatin e Landesligës.

Edhe pse loja ishte e barabartë dhe shpeshherë me më shumë raste shënimi për ekipin tonë, skuadra kundërshtare shfrytëzoi më mirë mundësitë dhe e fitoi derbin e Duseldorffit me rezultat të ngushtë 3:2.

Kjo ishte java e parë e kampionatit dhe FC Kosova ka ende nevojë për kohë që lojtarët të ambientohen me njëri - tjetrin, pasi përbërja e skuadrës është e re, me rreth 60% ndryshime.

Golat për ekipin tonë u shënuan nga E. Zendeli në minutën e 14-të dhe F. Ahmeti në minutën e 58-të, duke ngushtuar rezultatin nga 3:1 në 3:2.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet pas një jave kundër ekipit të Remscheid, në orën 15:00, në fushën e tyre”, njofton FC Kosova.



Read it all at Bota Sot