Juve insiston për Zhegrovën, Lille vendos çmimin për yllin nga Kosova

- Bota Sot

Juve insiston për Zhegrovën, Lille vendos çmimin për yllin nga Kosova

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Lille mbetet e pasigurt, pasi sulmuesi kosovar pritet të largohet nga klubi francez në fund të këtij afati kalimtar veror.

Sipas “Corriere dello Sport”, interesim për yllin e Kosovës ka shfaqur Juventusi, megjithëse interesimi për lojtarin është më i zbehtë sesa disa muaj më parë.

Ndërkaq, klubi francez ka caktuar çmimin e kartonit të 26-vjeçarit në 15-20 milionë euro, një shifër jo e vogël duke pasur parasysh që Zhegrova ka edhe vetëm një vit kontratë me Lille.

Megjithatë, kjo shumë shihet si e përballueshme për gjigantët evropianë, veçanërisht për Juventusin, pasi edhe paga e lojtarit nuk konsiderohet e lartë.

Zhegrova nuk ka luajtur në ndeshje zyrtare që nga dhjetori i vitit të kaluar, pasi humbi gjithë pjesën e dytë të sezonit për shkak të një lëndimi.

Ai i është bashkuar së fundmi skuadrës në stërvitje, pasi për një kohë kishte punuar individualisht për t’u rikuperuar.

Një transferim te Juventusi do të ishte hap i madh për yllin dardan, duke i dhënë mundësinë të luajë në një nga kampionatet më të forta të Evropës.



Read it all at Bota Sot