Është publikuar në Gazetën Zyrtare Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me seancën konstitutive që ishte uzurpuar proceduralisht nga kryesues i seancës, Avni Dehari.
Në Aktgjykim thuhet se pas publikimit të vendimit në Gazëtë Zyrtare për më së largu 48 orë duhet të thirret seanca konstitutive – zgjedhja e organeve të së cilës duhet të zgjedhet në afat tridhjetë ditorë kushtetues.
Në Aktgjykim është urdhëruar kthyerja në rend të ditës, përkatësisht në votim të hapur dhe se e drejta e kandidimit për Kryetar të Kuvendit është reduktuar në tri herë, pas 54 herë rrëzimesh të Albulena Haxhiut.