Futbollisti shqiptar drejt largimit nga Napoli

- Bota Sot

Futbollisti shqiptar drejt largimit nga Napoli

Luis Hasa mund të largohet nga Napoli në këtë merkato. Futbollisti shqiptar nuk është në planet e Antonio Conte, me këtë të fundit që ia ka bërë të qartë lojtarit.

21-vjeçari në dijeni të kësaj situate, gjasat janë që të largohet për të kërkuar një tjetër ekip ku mund të luajë rregullisht.

Kështu mësohet se në Serie A janë dy skuadra që mund t’i japin një fanellë tirullari shqiptarit. Bari dhe Sampdoria janë skuadrat që kërkojnë 21-vjeçarin dhe ky i fundit pritet të zgjedhë mes tyre.

Hasa siç dihet ka fituar titullin kampion me Napolin, por nuk ka zbritur asnjëherë në fushë me napolitanët në Serie A.



Read it all at Bota Sot