Inter kërkon një mesfushor, hidhet në sulm për yllin e Atalantës

- Bota Sot

Inter kërkon një mesfushor, hidhet në sulm për yllin e Atalantës

Tek Interi duket se prioriteti i momentit është përforcimi i mesfushës.

Sipas asaj që shkruan Tuttosport, drejtuesit zikaltër kanë rihapur pistën që çon te Ederson, mesfushori brazilian i Atalantës, i cili më herët ishte parë si pasuesi ideal i Calhanoglu, përpara se turku të vendoste të qëndronte në Milano.

Negociatat e fundit të Interit me Atalantën, të nisura fillimisht për Nicola Zalewskin, kanë bërë që edhe emri i Edersonit të kthehet fuqishëm në listën e preferencave të Marottës dhe Ausilios. Profili i 24-vjeçarit shihet si ideal për të sjellë më shumë dinamikë dhe fizik në mesin e fushës së Simone Inzaghit.

Megjithatë, operacioni nuk do të jetë i thjeshtë. Atalanta nuk ka nevojë të shesë dhe vlerëson shumë mesfushorin e saj. Pavarësisht kësaj, Interi mund të provojë një ofensivë konkrete në rast se klubi bergamask do të hapë dyert për negociata, duke qenë se zikaltërit kanë një buxhet të konsiderueshëm në dispozicion.

Ky buxhet pritet të rritet mbi 90 milionë euro, falë të ardhurave nga shitja e Kristjan Asllanit te Bologna dhe e Mehdi Taremit jashtë Italisë.

Pista Ederson mbetet e nxehtë, por zikaltërit kanë në listë edhe alternativa të tjera: Florentino Luis i Benficës, Matt O’Riley (aktualisht pjesë e Brightonit, por që ka akord me Juventusin) dhe Mandela Keita, mesfushori i talentuar i Parmës.



Read it all at Bota Sot