Juve refuzon

- Bota Sot

Juve refuzon

Klubi italian, Juventus raportohet se ka refuzuar kategorikisht ofertën e majme nga Arabia Saudite për kapitenin e tyre, Manuel Locatelli.

Sipas mediave italiane, Al-Ahli ka bërë ofertën zyrtare në vlerë prej 25 milionë eurosh për mesfushorin bardhezi, duke synuar ta bindte klubin torinez që të hiqte dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Megjithatë, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” dhanë përgjigjen e prerë, refuzim i menjëhershëm dhe asnjë hapësirë për negociata.

Ky vendim ka gëzuar trajnerin Igor Tudor, i cili e sheh ish-mesfushorin e Milanit si një element kyç në projektin e tij për sezonin e ri.



Read it all at Bota Sot