Pak javë më parë CSKA Sofja mori vendim për suspendimin e Zymer Bytyqit.
Kjo pasi ai kishte bërë sjellje të papranueshme që bien ndesh me rregulloren e skuadrës.
Gjiganti bullgar tani sapo ka njoftuar ndërprerjen e skuadrës për Bytyqin.
“Bytyqi nuk është më pjesë e skuadrës së CSKA-së.
Sot, klubi dhe lojtari i dhanë fund marrëdhënies së tyre kontraktuale me marrëveshje të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e CSKA Sofjes..