Kane shqetësohet

- Bota Sot

Kane shqetësohet

Bajerni i Mynihut ka siguruar trofeun e parë të sezonit, por qendërsulmuesi Harry Kane është ende i shqetësuar për sezonin. Arsyeja: ai e sheh skuadrën si tepër të dobët në numra. Herri Kejn nuk njihet si një lojtar që kërkon vëmendje apo që bën deklarata të forta.

Prandaj fjalët që ai tha për skuadrën e Bajernit pas fitores në Superkupë kundër Shtutgartit të shtunën në mbrëmje ishin veçanërisht domethënëse për standardet e tij.

“Ndoshta është një nga skuadrat më të vogla në të cilat kam luajtur ndonjëherë,” tha sulmuesi anglez në zonën e intervistave pas ndeshjes. Dhe Kejn ka, siç dihet, 14 vite si futbollist profesionist.

Sipas Kejn, Bajern “është pak i dobët sa i përket skuadrës, nëse jemi të sinqertë. Por ne si lojtarë nuk mund ta ndikojmë këtë.”

Edhe pse nuk mund ta ndryshojë vetë, deklarata e 32- vjeçarit duhet parë si një mesazh i qartë për drejtorin sportiv Maks Eberl dhe për Kristof Frojnd. Vetë Frojnd pranoi të shtunën se “nuk jemi edhe aq mirë të pozicionuar sa i përket numrit të lojtarëve.” Pak ditë para startit të Bundesligës të premten në mbrëmje kundër Lajpcig, Bajern ka afruar vetëm tre lojtarë nga jashtë: Xhonatan Tah, Tom Bishof dhe Luis Diaz.

Kjo bie ndesh me largimet e rëndësishme si Kingslej Koman, Leroj Sané, Tomas Myler, Erik Dajer, Xhoao Palinja dhe shitjen përfundimtare të Matis Tel. Meqë Jamal Musiala do të mungojë për muaj të tërë pas dëmtimit që pësoi në Kupën e Botës për Klube, sulmi i Bajernit duket i dobët në fillim të sezonit:

Përveç Kejn dhe Luis Diaz, të vetmit lojtarë me eksperiencë janë Serxh Gnabry dhe Majkëll Olise, ndërsa Paul Vaner është kthyer nga huazimi dhe talentet Lenart Karl e Jonah Kusi-Asare janë të përfshirë në skuadër. Të paktën afrimi i Luis Diaz ka sjellë pak pozitivitet te Kejn.

“Mendoj se mund të shihet qartë se çfarë mund të ofrojë ai në duelet një për një,” tha Kejn për kolumbianin, i cili erdhi nga Liverpul dhe shënoi golin vendimtar të fitores 2-0 ndaj Shtutgartit. “

Është shumë i shpejtë dhe shumë i shkathët. Goli ishte një përfundim i shkëlqyer.” A do të marrin Kejn dhe Luis Diaz ndonjë përforcim tjetër para se të mbyllet merkato më 1 shtator? “Drejtuesit ende kanë kohë deri në mbylljen e dritares së transferimeve dhe mund të merren vendime,” shpjegon Kane.



Read it all at Bota Sot