Arsimi përforcon mbrojtjen, firmos me Semir Xhemailin

- Bota Sot

Arsimi përforcon mbrojtjen, firmos me Semir Xhemailin

Anëtari i ri i Ligës së Parë, skuadra e Arsimit, pas dy raundeve në Ligën e Parë Futbollistëje të Maqedonisë, prezantoi edhe një përforcim tjetër.

Bëhet fjalë për Semir Xhemailin,  mbrojtësin 22 vjeçar, i cili vjen te radhët e Arsimit nga radhët e skuadrës “Hrvatski Dragovoljac”, me të cilin garoi në Ligën e Tretë të Kroacisë.

Më parë, Xhemaili ishte pjesë e ekipit “Nehaj Senj”, dhe e filloi karrierën e tij si senior te skuadra tjetër kroate “Luçko”.

Si mbrojtësi i majtë filloi te skuadra e “Gospiçit”, dhe më pas luajti për ekipet e “Hit Gorica” dhe “Istra 1961”.



Read it all at Bota Sot