Ndërsa po bëhen përpjekje për të filluar një proces paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, prodhimi i armëve është në kulm në të dy vendet.
Qëllimi është të jemi në gjendje ta detyrojmë kundërshtarin të bjerë në gjunjë nga këto armë me rreze të gjatë veprimi. Për tre vjet e gjysmë, Rusia ka bombarduar objektiva civile dhe ushtarake në Ukrainë me armët e saj me rreze të gjatë veprimi.
Tani është rradha e Ukrainës dhe paralajmërimi për hakmarrje!
Flamingo, është në gjendje të fluturojë më larg se shumica e dronëve me rreze të gjatë veprimi, pra me mundësi të plota që të godasë bazat ruse në Arktik pranë Murmanskut dhe përtej Maleve Ural në pjesët aziatike të Rusisë, shkruan Kyiv Post.
Raketa ka një rreze maksimale veprimi mbi 3,000 kilometra dhe mund të fluturojë me një shpejtësi prej 950 kilometrash në orë para se të godasë objektivin e saj.
Raketa Flamingo do tu mundësojë ukrainasve të sulmojnë edhe më thellë në territorin rus! Njëherit mund të bëhet një kartë e fortë strategjike në këtë luftë mbrojtëse, nëse Rusia vazhdon me të njëjtin intensitet, shkruan Kyiv Independent. Prodhimi serik pritet të filloi, ndërsa nga
Kompania Fire Point zotohen se do të jenë në gjendje të prodhojnë 50 raketa në muaj! Kjo i jep Ukrainës mundësinë për një lloj të caktuar ofensive kundër Rusisisë, thotë Karsten Marrup, kreu i Qendrës për Operacione Ajrore dhe Hapësinore në Akademinë e Mbrojtjes, për TV2 daneze!
Në rrjetin social Bluesky, eksperti gjerman i raketave Fabian Hoffmann deklaroi se raketa Flamingo është armë me rreze të gjatë veprimi të cilën ukrainasit e kanë pritur me padurim.
Sipas Defense News, Flamingo është dy herë më i fuqishëm se Tomahawku amerikan, kushtojnë pesë herë më lirë, dhe prodhohen në vend!