Lionel Messi, mësohet se kur do të zhvillojë ndeshjen e fundit

- Bota Sot

Lionel Messi, mësohet se kur do të zhvillojë ndeshjen e fundit

Mediat argjentinase tashmë po flasin për ndeshjen e fundit të Lionel Mesit para tifozëve vendas.

Sipas “DSports”, kjo do të ndodhë më 4 shtator, kur është planifikuar ndeshja kualifikuese kundër Venezuelës në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires, dhe pesë ditë më vonë është planifikuar ndeshja në Ekuador.

“Na vjen keq me gjithë zemër, por nëse asgjë nuk ndryshon, do të jetë hera e fundit që Messi luan një ndeshje zyrtare me ekipin kombëtar argjentinas në Buenos Aires.

Nuk kemi më ndeshje zyrtare në Argjentinë dhe në vitin 2027, nëse plotësohen kushtet, do të jetë një ndeshje miqësore sepse nuk ka ndeshje zyrtare në plan”, shkruan mediumi argjentinas.

Ata theksuan se do të jetë një goditje e rëndë për të gjithë tifozët e tij dhe dashamirësit e futbollit të pranojnë se kjo është hera e fundit që Mesi do të shkelë në “Monumental” në një ndeshje zyrtare.



Read it all at Bota Sot