Çanak paralajmëron kaos në Serbi: Një mëngjes mund të zgjohemi pa qeveri

- Bota Sot

Çanak paralajmëron kaos në Serbi: Një mëngjes mund të zgjohemi pa qeveri

Në Serbi prej javësh po vazhdojnë tensionet dhe protestat, madje zyrat e presidentit Alleksandar Vuçiq janë sulmuar e thyer nga protestuesit.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Kosova Today”, politikani Nenad Çanak tha se gjithë kjo po shkon drejt përgatitjes së një gjendjeje të jashtëzakonshme.

“Kjo është një tentim i tërthortë që të provokohet një gjendje e jashtëzakonshme, në të cilën unë nuk besoj se do të bëhet ndonjë ndryshim,  Vuçiq po kërcënohet me një pushkë të zbrazët”.

‘Po frikësohem nga skenari që një ditë do të zgjohemi dhe t’i gjejmë zyrat e të gjitha agjencive qeveritare bosh, ku të gjithë ata do të zhduken duke ikur me miliarda euro që kanë mbledhur,  dhe shteti do ta gjejë veten në një pozitë ku as nuk dihet kush e merr pushtetin dhe çfarë po ndodh”,  paralajmëroi Çanak.



Read it all at Bota Sot